Kryetarja e Bashkisë Metropolitane të Gaziantepit në Türkiye, Fatma Şahin, njoftoi se qilimat e xhamisë Emevite në Damask do të rinovohen nga prodhuesit e qilimave nga Gaziantepi.
Në deklaratën në llogarinë e saj në rrjetet sociale, Şahin kujtoi se ata si Gaziantep janë të gatshëm t'i bëjnë qilimat e xhamisë Emevite.
"Prodhuesit tanë nga Gaziantepi, lideri botëror në qilima, e kanë marrë përsipër gjithë koston. Ne shkuam si Bashki Metropolitane e Gaziantepit dhe filluam punën. Qilimat e xhamisë Emevite të Damaskut do të jenë gati për namazin e parë të teravisë, në dashtë Zoti. Faleminderit Zotit tonë që na dha këtë mundësi", tha Şahin.
TRT Balkan / agjencitë