Në kryeqytetin e ShBA-së, Uashington, një grup aktivistësh mbështetës të Palestinës protestuan ndaj Izraelit që t'u japë fund sulmeve të tij kundër grave në Gaza.
Në protestën e zhvilluar me emërtimin Legjenda e Feminizmit Perëndimor, grupi mbështetës palestinez mbajti pankarta që dënonin sulmet e ushtrisë izraelite ndaj nënave dhe grave të Gazës dhe paraqitën performancën e tyre atë që ata e quajtën teatër politik në rrugë.
Grupi aktivist marshoi drejt Shtëpisë së Bardhë dhe Departamentit të Shtetit, duke bërë thirrje për t'u dhënë fund sulmeve të ushtarëve izraelitë ndaj grave dhe nënave.
Burra dhe gra të veshur me rroba si qefin u mblodhën para Departamentit të Shtetit ndërsa përmes një megafoni vendosën audio-regjistrime që simbolizonin britmat e frikshme të grave dhe fëmijëve palestinezë.
Grupi aktivist u shpërnda pa incidente pas protestës së tyre.