Protestë në Tel Aviv për shkarkimin nga Netanyahu të ministrit Yoav Gallant.    Foto: AA

Qindra njerëz dolën në rrugët e Tel Avivit të martën vonë për të protestuar kundër shkarkimit të ministrit të Mbrojtjes Yoav Gallant.

Opozita në Izrael kritikoi vendimin e kryeministrit Benjamin Netanyahu për të shkarkuar Gallant dhe për ta zëvendësuar atë me ministrin e Jashtëm Yisrael Katz.

“The Jerusalem Post” raporton se shumë njerëz filluan të mblidhen në rrugën Ayalon në kryeqytetin Tel Aviv për të protestuar kundër vendimit të Netanyahut.

Protestuesit mbyllën rrugën për trafikun dhe ndezën një zjarr, duke brohoritur parulla kundër qeverisë së Netanyahut.

Udhëheqësi i opozitës Yair Lapid u bëri thirrje izraelitëve të protestojnë, duke pretenduar se shkarkimi i Gallant në mes të luftës ishte "një akt çmendurie".

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka vendosur të shkarkojë ministrin e Mbrojtjes të vendit Yoav Gallant, i cili do të zëvendësohet nga ministri aktual i Jashtëm, Israel Katz.

"Besimi mes nesh është lëkundur. Unë u përpoqa shumë herë ta mbyllja hendekun mes nesh, por ai thjesht vazhdoi të bëhej më i madh", tha Netanyahu.

Mediat lokale raportojnë se Gallant do të zëvendësohet si ministër i Mbrojtjes nga ministri aktual i Punëve të Jashtme, Israel Katz.

Zyra e kryeministrit izraelit thotë se Netanyahu ka emëruar kreun e Partisë së Djathtë Kombëtare, Gideon Sa'ar, si ministër të Jashtëm.

Netanyahu dhe Gallant dihet se kanë qenë në mosmarrëveshje nga më parë. Kryeministri izraelit tentoi të largonte Gallantin edhe një herë më parë, por ai e braktisi këtë vendim pas protestave.

TRT Balkan / agjencitë