Putin: Erdoğan është një partner i besueshëm    Foto: AA

Presidenti rus Vladimir Putin vlerësoi të enjten presidentin turk Recep Tayyip Erdoğan si "një udhëheqës të fortë dhe një partner të besueshëm". Duke iu drejtuar ekspertëve ndërkombëtarë në një takim të Klubit të Diskutimit Valdai në Moskë, Putin e quajti Erdoğanin "një lider të fortë dhe të vendosur që udhëhiqet nga interesat e Türkiyes, popullit turk dhe ekonomisë turke". Kjo përfshin pozicionin e Türkiyes në sektorin e energjisë, ndërtimin e tubacionit të gazit Rrjedha Turke dhe një qendër gazi, si dhe në turizëm dhe bujqësi, tha udhëheqësi rus. Erdoğan nuk lejon askënd që ta manipulojë apo të marrë vendime në interes të vendeve të treta, tha më tej ai. "Ai mbron gjithmonë interesat (të Türkiyes) në dialogun me ne. Në këtë kuptim, Türkiye në përgjithësi dhe presidenti Erdoğan në veçanti, nuk janë partnerë të lehtë. Shumë vendime lindin në diskutime dhe negociata të gjata dhe të vështira. Por, ka një dëshirë nga të dyja palët për të arritur këto marrëveshje. Dhe ne, si rregull, i arrijmë këto marrëveshje", tha Putin dhe shtoi se presidenti Erdoğan është një partner i qëndrueshëm dhe i besueshëm.

AA