Presidenti rus Vlladimir Putin, në fjalimin e tij vjetor për Gjendjen e Kombit sot, akuzoi Perëndimin se e ka tërhequr vendin e tij në një garë armësh.
“Ne e kuptojmë se Perëndimi po përpiqet të na tërheqë në një garë armësh. Pra, për të na lodhur, për të përsëritur mashtrimin që ia dolën në vitet 1980 me Bashkimin Sovjetik”, u tha Putin deputetëve, zyrtarëve dhe gazetarëve në Asamblenë Federale.
Putin tha se forcat bërthamore strategjike të Rusisë janë në gatishmëri të plotë.
Ai gjithashtu njoftoi planet për të forcuar forcat e armatosura në perëndim të Rusisë pas pranimit të Suedisë dhe Finlandës në aleancën ushtarake të NATO-s.
Putin tha më tej se Rusia është e gatshme për dialog me ShBA-në për çështjet e stabilitetit strategjik.
Ai shtoi se përpjekjet e Uashingtonit për të mposhtur Moskën duke ofruar dialog ishin “hipokrite”.