Raketat e Iranit kah Izraeli goditën zonat e banuara në Bregun Perëndimor / Photo: AA

Ushtria izraelite njoftoi se raketat ishin lëshuar nga Irani në drejtim të Izraelit, me sirena që tingëllonin në gjithë vendin, veçanërisht në Tel Aviv.

Disa nga raketat lëshuar nga Irani në drejtim të Izraelit, u panë të kenë rënë në zona të banuara pranë Beit El, afër qytetit Ramallah të Bregut Perëndimor.

Irani ka gjuajtur qindra raketa balistike drejt Izraelit në mes të tensioneve të rritura midis dy rivalëve rajonalë.

Sulmi filloi rreth orës 20:15. koha lokale (16:45 GMT) të martën. Mediat iraniane thanë se të paktën 400 raketa ishin lëshuar deri më tani.

Më tej, thuhet se sulmi ishte kryer me mbështetjen e ushtrisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes.

Tensionet kanë qenë të larta midis Teheranit dhe Tel Avivit që nga vrasja e Hanijes në kryeqytetin iranian më 1 gusht. Irani e kishte fajësuar Izraelin dhe u zotua se do të ketë reagim të ashpër.

Vrasja e Nasrallahut, aleat kyç i Iranit, në një sulm ajror izraelit në një periferi jugore të Bejrutit u pasua nga dënime të forta nga udhëheqësia e lartë e Iranit.

TRT Balkan / agjencitë