Raport: Islamofobia në rritje në Austri / Photo: AA

Austria regjistroi numrin më të madh të incidenteve të islamofobisë vitin e kaluar që kur filloi të mbante të dhëna në vitin 2015, sipas një raporti të publikuar të hënën.

Raporti vjetor i Qendrës së Dokumentacionit për Islamofobinë dhe Racizmin Anti-Muslim u publikua në faqen e saj të internetit.

Bazuar në këto të dhëna numri i rasteve të raportuara është rritur, veçanërisht që nga shpërthimi i luftës Izrael-Hamas më 7 tetor të vitit të kaluar.

Më shumë raste u regjistruan nga tetori deri në dhjetor se në nëntë muajt e parë të 2023.

Vendi i parë ku u raportuan më shumë raste nga tetori ishin shkollat, thuhet në raport. Në sektorin e arsimit, incidente anti-myslimane u raportuan nga prindërit, nxënësit dhe mësuesit.

Në përgjithësi, 66,7 përqind e rasteve të dokumentuara kanë ndodhur online dhe 33,7 përqind offline.

Rreth 87,8 përqind e rasteve të dokumentuara në internet kishin të bënin me përhapjen e urrejtjes.

Myslimanët u dehumanizuan dhe u krahasuan me kafshët në komentet në internet, sipas raportit.

Shumë do t'ia atribuonin gjithashtu myslimanëve përgjegjësinë e vetme për antisemitizmin, vuri në dukje ky raport.

Ai tha se 40,8 përqind e të gjitha rasteve të raportuara përfshinin trajtim të pabarabartë dhe 19,5 përqind përfshinin fyerje. Përhapja e urrejtjes përbënte 8,9 përqibd dhe 2,6 përqind përfshinte sulme fizike.

Incidentet e mbetura u ndanë në kategoritë e vandalizmit (7,5%), dhunës policore (7,3%), kërcënimeve të rrezikshme (3,2%), nxitjes së urrejtjes (1,8%), bullizmit dhe ndjekjes (0,8%) dhe të tjera (7,7%).

Në raportin e saj, qendra theksohet se statistikat e saj janë një pamje e çastit dhe se numri aktual i rasteve mendohet të jetë dukshëm më i lartë.

Organizata i sheh shifrat si një "zhvillim shqetësues" që po kontribuon gjithnjë e më shumë në një ndarje në shoqëri.


TRT Balkan / agjencitë