Më shumë se 2.100 çifte morën pjesë së fundmi në një ceremoni kolektive martese, e cila u mbajt në veri të Indisë, duke vendosur në të njëjtën kohë një rekord botëror.
Ceremonia, e mbajtur muajin e kaluar në qarkun Baran të shtetit Rajasthan, u organizua nga OJQ Shri Mahaveer Gaushala Kalyan Sansthan, kurse në të morën pjesë edhe zyrtarë qeveritarë.
Ngjarja është renditur gjithashtu në Librin e Rekordeve Botërore Guinness, në faqen e të cilit thuhet se 2.143 çifte "së fundmi dhanë betimet gjatë një ceremonie martese në Baran".
Në ceremoni u thye rekordi botëror për numrin më të madh të çifteve të martuara në 12 orë, i cili më parë ishte vendosur nga 963 çifte jemenase në vitin 2013.
Gjithashtu, theksohet se “Gjatë ngjarjes u kurorëzuan edhe martesat hindu edhe ato myslimane”, dhe se zyrtarët qeveritarë të pranishëm gjatë ceremonisë lëshuan certifikata martese për secilin çift.