Në shumë qytete indiane janë iniciuar protesta përmes të cilave dënohet shkatërrimi i shtëpive dhe objekteve afariste të cilat ju takojnë muslimanëve. Aktivistët këto aksione i kanë emëruar si “drejtësi me eksavator”, qëllimi i të cilëve është sanksionimi i aktivistëve nga grupi i pakicës nacionaliste hindu Bharatiya Janata, të partisë së kryeministrit Narendra Modi (BJP).
“Rrënimet janë shkelje e rëndë e normave kushtetuese dhe etike”, tha të mërkurën për Associated Press, Nilanjan Mukhopadhyay, ekspert i politikës nacionaliste hindu dhe i biografisë Modi.
Autoritet në shtetin verior Uttar Pradesh, të dielën me eskavator janë nisur për t’ia shembur shtëpinë Javeda Ahmada-it, për të cilin kanë thënë se ka lidhje me protestat fetare të muslimanëve të cilat ishin të dhunshme të premten e kaluar. Policia të shtunën e ka arrestuar Ahmadin.
Eskavatorët gjithashtu javën e kaluar kanë shkatërruar pronën e protestuesve edhe në dy qytete tjera në Uttar Pradesh. Në prill autoritet në New Delhi, kanë shfrytëzuar eksavatorët për të rrënuar punëtoritë në pronësi të muslimanëve disa ditë pas dhunës ku dhjetëra u arrestuan. Incidente të ngjashme janë regjistruar edhe në shtetet tjera.
Protestat në fjalë janë shkaktuar pas fjalëve fyese për Islamin dhe të Dërguarin, Muhammed, dhe bashkëshortën e tij Ajshen, të cilët kohë më parë i adresuan nga dy zëdhënësa të BJP, të kryeministrit Modi.
Njërin prej tyre partia e ka suspenduar, ndërsa tjetrin e ka përjashtuar. Me këtë rast ata publikuan një njoftim të rrallë ku thuhet se “ashpër i dënojnë ofendimet e cilit do personalitet fetar”.
Muslimani marrin “dënime kolektive”
Të martën 12 personalitete të shquara, përfshi ish-gjykatës dhe avokat të Gjykatës Supreme dhe Gjykatës së Lartë, kanë dërguar një letër deri te gjykatësi kryesor i Indisë, të cilit i bëjnë thirrje të mbajë dëgjesë për rrënimet. Aksionet e këtilla ata i kanë vlerësuar si “formë e dënimet kolektiv jashtë gjyqësorit”.
Të nënshkruarit në këtë letër e kanë akuzuar Qeverinë në Uttar Pradesh, e cila drejtohet nga Yogi Adityanath, një murg hindu që u bë politikan i partisë në pushtet, për të shuar paknaqësite duke shfrytëzuar dhunë kundër protestuesve.
Dy protestues të cilët kanë shprehur revoltën e tyrë kundër zëdhënësve të BJP-së, kanë ndërruar jetë nga plagët e marra me policinë të pretmen në Ranchiju, kryeqyteti i shtetit Jharkhand.
Disa vende me shumicë muslimane po ashtu i kanë kritikuar këtë komente, ndërsa protestuesit në Bangladesh, kanë bërë thirrje për bojkot të produkteve indiane. Kësisoj, ata e kanë lënë Qeverinë e Indisë, të përpiqet të frenojë regimin diplomatik.
Dhunën e nacionalistëve hindu kundër muslimanëve e ka nxitur Modi, me heshtjen e rregullt për sulmet e tilla që kur është zgjedhur kryeministër në vitin 2014. Për shkak të ushqimit dhe veshjeve të tyre muslimanët kanë qenë shënjestër, apo për arsye të martesave ndër fetare.
Grupi për të drejtat e njeriut Amnesty International dhe Human Rights Watch kanë akuzuar partinë e Modit, se i mbyll sytë dhe në disa raste e mundëson gjuhën e urrejtjes kundër muslimanëve, të cilët e përbëjnë 14 përqindshin e 1.4 miliardë qytetarëve të Indisë. Por, ata janë popullsia e tretë më e madhe muslimane në çdo komb.
Partia e Modit, shpesh herë i refuzon akuzat.
Kërcënimet e zyrtarëve të BJP-së
Gjatë fundjavës së kaluar, Yogi Adityanath, i ka udhëzuar autoritet shtetërore t’i shembin ndërtesat ilegale të cilat ju takojnë njerëzve që kanë lidhje me protestat e të premtes, ku u arrestuan mbi 300 persona.
Të dielen eskavatorët shtëpinë e Ahmadit, e kanë shndërruar në rrënojë për të cilën autoritet theksuan se është ndërtuar ilegalisht. Një pretendim të tillë avokati i Ahmadit dhe familja e tij e kanë refuzuar.
“Nëse ndërtimi ka qenë ilegal, pse asgjë nuk është ndërmarrë më herët? Pse qeveria ka pritur deri sa nuk ndodhën trazirat?”, pyeti Shaukat Ali, nga partia politike All India Mexhlis-e-Ittehadul Muslimeen.
Zyrtarët deklaruan se rrënimet janë të përqëndruar vetëm në ndërtesat ilegale, ndërsa grupet për të drejtat njeriut dhe kritikët, thonë se bëhet fjalë për shqetësimin dhe margjinalizimi tw muslimanëve duke treguar një valë polarizimi fetar në rritje nën sundimin e Modit.
Të shtunën këshilltari i Adityanathov, në Twitter, për medie publikoi fotografi me eksavator dhe e shkroi: “Protestues, mbani mend se pas çdo të premte vijon e shtuna”, duke aluduar në se do të ketë pasoja.
Fjalët e tij menjëher shkaktuan reagime.
“Kishte një kërcënim se nëse ngritni zërin kundër Qeverisë ose BJP-së, shtëpia e juaj do të shembet”, tha Lenin Raghuvandhi nga Këshillit për të Drejtat e Njeriut.