Forcat izraelite kanë filluar të konfliktohen me grupet e rezistencës palestineze pasi kanë rihyrë në zonat nga të cilat ishin tërhequr në veri të Rripit të Gazës.
Forcat izraelite kanë hyrë sërish në disa zona në qytetet Jabalia, Beit Hanoun, Beit Lahia dhe Gaza në veri të Rripit të Gazës, nga të cilat ishin tërhequr më parë.
Konfliktet mes forcave izraelite dhe grupeve të rezistencës palestineze rifilluan sërish në lagjet Shujaiyya, Al-Tuffah dhe zonën Senafur të qytetit të Gazës, në zonat Jabal Al-Rajs në Jabalia, në Al-Sikke në Beit Hanoun dhe në fshatin Um en-Nasr në Beit Lahia.
Para hyrjes në zonat në fjalë, forcat izraelite kryen sulme intensive ajrore dhe artilerie. Dëshmitarët kanë theksuar se pas bombardimeve ka pasur shumë të vrarë dhe të plagosur.
Ushtria izraelite ishte tërhequr nga këto zona në fillim të muajit janar.
Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant, në një deklaratë të bërë dje theksoi: "Më parë kanë njoftuar se operacioni tokësor i ushtrisë izraelite në Gaza do të zgjasë 3 muaj dhe se kjo fazë ka përfunduar në veri të Gazës".
Po ashtu, Gallant pretendoi se e gjithë fuqia e Hamasit në veri të Rripit të Gazës ishte eliminuar, duke shtuar se kanë kaluar në zonat e vendbanimeve të tjera.