Rreth 28 mijë palestinezë të vrarë nga izraelitët në Gaza / Photo: AA

Ministria e Shëndetësisë në Gaza njoftoi se numri i fundit i palestinezëve të vrarë nga izraelitët në Gaza është rritur në 27.947 njerëz. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, sipas autoriteteve shëndetësore në Gaza, janë vrarë të paktën 107 palestinezë. Izraeli prej 126 ditësh po kryen sulme të ashpra në Rripin e Gazës, në të cilat banorët janë privuar nga ushqimi, uji dhe gjërat e nevojshme.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, Esref al-Qudra tha se forcat izraelite kanë kryer masakra në 24 orët e fundit, duke lënë të dhe plagosur 142 palestinezë.

Qudra kujtoi se ka ende trupa të viktimave nën rrënoja dhe në rrugë, të cilat shërbimet kompetente nuk mund t'i arrijnë për shkak të sulmeve dhe bllokadës së vazhdueshme izraelite.

AA