Tre persona e kanë humbur jetën pasi një avion udhëtarësh u rrëzua në liqenin Victoria në Tanzani për shkak të kushteve të këqija të motit.
Drejtori i policisë rajonale Kagera të Tanzanisë, William Mwampaghale në një deklaratë për media tha se 3 persona e kanë humbur jetën ndërsa 28 udhëtarë janë shpëtuar në avionin i cili ka rënë në liqenin Victoria për shkak të kushteve të këqija të motit.
Ai shtoi se të plagosurit janë dërguar në spitalin Kagera për trajtim dhe se vazhdojnë punimet e shpëtimit.
Mwampaghale theksoi se në avion kishte 39 pasagjerë dhe 4 anëtarë të ekuipazhit i cili fluturonte nga qyteti Dar es Salaam për në aeroportin Bukoba.
AA