Rrëzohet helikopteri, humbi jetën ministri i Brendshëm ukrainas.     /Foto: Reuters

Gjashtëmbëdhjetë persona, përfshirë ministrin e brendshëm të Ukrainës Denys Monastyrsky dhe zëvendësin e tij Yevgeny Enin si dhe zyrtarë të tjerë të lartë të ministrisë kanë humbur jetën si pasojë e rrëzimit të helikopterit në qytetin verior Brovary.

Këtë lajm e ka konfirmuar shefi i policisë kombëtare.

Sipas asaj që ka pohuar guvernatori i rajonit të Kievit, helikopteri u rrëzua pranë një çerdheje dhe një ndërtese banimi gjatë mëngjesit të sotëm.

Në mesin e atyre që kanë humbur jetën, përveç zyrtarëve të lartë shtetërorë, janë edhe dy fëmijë, ndërsa 10 të tjerë janë shtrirë në emergjencë.




TRT Balkan / agjencitë