Dënimi me vdekje si një nga format më të rënda të sanksioneve për kryerësit e veprave penale vazhdon të aplikohet në një numër të madh shtetesh.
Në vazhdim TRT Balkan do ju paraqet të dhëna lidhur me numrin e shteteve të cilat e parashohin në legjislaturën e tyre këtë dënim, statistika vjetore dhe veprat penale për të cilat aplikohet dënimi me privim të njeriut nga jeta.
Shtetet me numër sekret të dënimit me vdekje
Të paktën 883 persona dihet se janë dënuar me vdekje vitin e kaluar, sipas rishikimit vjetor të Amnesty International për dënimin me vdekje. Megjithatë, numri i vërtetë ka të ngjarë shumë më i lartë, pasi disa vende sipas Amnesty International nuk publikojnë shifra të sakta duke përfshirë Korenë e Veriut, Vietnamin dhe Bjellorusinë. Në Kinë, ku numrat mbeten sekret shtetëror, mijëra njerëz besohet se ekzekutohen dhe dënohen me vdekje çdo vit.
Krimet që sollën dënimin me vdekje
Në përjashtjim të shteteve të lartëpërmendura, për të cilat nuk ka informacione të sakta, Irani rradhitet në krye me të paktën 576 persona që dihet se janë ekzekutuar në vitin 2022, apo 55 për qind më shumë se vitin e kaluar. Krimet pas këtyre ekzekutimeve lidhen kryesisht me drogën dhe vrasjen, ndërsa 18 ishin për moharebeh (armiqësi kundër Zotit), që mund të lidhet me protestat rreth vdekjes së Mahsa Amini.
Amnesty International vëren se Arabia Saudite gjithashtu pa një rritje të konsiderueshme të dënimeve me vdekje që nga viti 2020, duke u rritur nga 27 në një rekord prej 196 vdekjesh, 83 prej të cilëve u ekzekutuan për krime të lidhura me terrorizmin.
Më pas vijnë Egjipti me 24 dënime me vdekje, ShBA me 18, Singapori dhe Iraki me nga 11 dhe Kuvajti me 7.
Statistikat vjetore
Në total, 55 vende kanë ende dënimin me vdekje, 20 prej të cilave janë regjistruar ekzekutime në vitin 2022.
Vlen të përmendet se ndërsa viti 2021 pati një rritje prej 20 për qind nga një vit më parë, të dy vitet përfaqësonin numrin më të ulët të ekzekutimeve që nga fillimi i regjistrimeve të Amnesty International në vitin 2010. Kjo qetësi, me gjasë për shkak të pezullimit të ekzekutimeve për shkak të pandemisë duket se ka mbaruar, me shifrat që kanë arritur pikën e tyre më të lartë që nga viti 2017.
Kështu duket rradhitja e numrit të dënimeve me vdekje në botë nga viti 2012 e këndej: Viti 2012 (682 dënime me vdekje), 2013-ta (778), 2014 (607), 2015 (1634), 2016 (1032), 2017 (993), 2018 (690), 2019 (657), 2020 (483), 2021 (579), dhe viti 2022 (883 dënime me vdekje).