Rritet në 4.137 numri i të vdekurve në Gaza nga sulmet izraelite. / Foto: AA

Ministria e Shëndetësisë së Gazës ka raportuar se që nga 7 tetori i sulmeve izraelite në Rripin e Gazës është rritur në 4.137 numri i të vdekurve, dhe mbi 13.000 të plagosur.

Po ashtu, sipas njoftimit të ministrisë së Shëndetësisë janë 16 të krishterë palestinezë të vrarë në sulmet e drejtpërdrejta izraelite ndaj kishës ortodokse greke të enjten në qytetin e Gazës, ndërsa 7 spitale në Rripin e Gazës plotësisht jashtë shërbimit.

Konflikti Izrael-Palestinë

Krahu i armatosur i Hamasit, Brigadat Izzeddin Kassam, nisi sulm gjithëpërfshirës ndaj Izraelit në mëngjesin e 7 tetorit, të quajtur "Tufani i Aksasë".

Ndërsa mijëra raketa u hodhën nga Gaza drejt Izraelit, grupet e armatosura palestineze bastisën dhe morën nën kontroll portën kufitare Beit Hanun-Erez në kufirin Gaza-Izrael. Grupet e armatosura më pas hynë në vendbanimet brenda Izraelit dhe ushtria izraelite nisi sulme në Rripin e Gazës me dhjetëra avionë luftarakë.

TRT Balkan