Është rritur në 50 numri i personave që kanë humbur jetën në përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut të shkaktuara nga shirat intensivë në qytetin e Sao Paulos të Brazilit.
Zyrtarët e Sao Paulos bënë të ditur se numri i të vdekurve nga fatkeqësitë që ndodhën më 18 shkurt ka shkuar në 50.
Përderisa punimet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë, 1.815 persona kanë mbetur pa shtëpi.
Gjithashtu, është duke vazhduar kërkimi për mbi 30 persona të zhdukur.
Në rajon, ku komunikimi është bërë i vështirë për shkak të dëmtimit të linjave të komunikimit, u njoftua se nga qeveria qendrore është transferuar buxhet për aktivitete ndihmash.
Presidenti brazilian Liz Inacio Lula da Silva më 21 shkurt e kishte vizituar rajonin e fatkeqësisë, duke bërë inspektime nga ajri me helikopter.