Studentët e Brazilit nga Universiteti i Sao Paulo në shenjë "Solidariteti me Gazën" ngritën një kamp përpara rektoratit si reagim ndaj sulmeve izraelite dhe në mbështetje të Palestinës.
Studentë nga shumë fakultete të Universitetit Sao Paulo, i cili konsiderohet universiteti më prestigjioz në Amerikën Latine, protestuan kundër sulmeve të Izraelit në Gaza.
Thirrja e studentëve në këtë protestë ishte që Brazili të ndërpresë marrëdhëniet diplomatike dhe ekonomike me Izraelin.
Ndërkaq, studentët kërkuan që të gjitha universitetet në vend t'i bashkohen thirrjes së tyre për "Palestinë të lirë" dhe "armëpushim të menjëhershëm".
Nëpër duart e studentëve nuk mungonin as flamujt e Palestinës.
Fransicso Napolitano, një nga studentët, duke folur për agjencinë spanjolle të lajmeve EFE, u shpreh se janë inkurajuar nga demonstratat që nisën në mbështetje të Palestinës në universitetet në ShBA.
Edhe Komiteti i Solidaritetit me Popullin Palestinez u bëri thirrje gjithashtu studentëve të universitetit në Brazil dhe tërhoqi vëmendjen për tmerrin e situatës në Gaza.