Rritet numri i viktimave nga sulmi kamikaz në Pakistan.     /Foto: Reuters

Në rajonin Khyber Pakhtunkhwa të Pakistanit është rritur në 54 numri i personave që kanë humbur jetën në sulmin e djeshëm kamikaz, i cili vendosi në objektiv kongresin e partisë Jamiat Ulema Islam (JUI-F), një prej partnerëve të qeverisë së koalicionit.

Sipas lajmeve në televizionin "Geo News", me humbjen e jetës së 14 personave të plagosur rëndë është rritur në 54 numri i viktimave që ndërruan jetë në sulmin kamikaz të ndërmarrë ndaj kongresit që mbajtën dje anëtarët e JUI-F në zonën Bajaur në Khyber Pakhtunkhwa.

Zyrtarët kanë deklaruar se të dhënat e siguruara tregojnë se pas sulmit kamikaz ku janë plagosur edhe mbi 200 persona tjerë qëndron organizata terroriste DEASh.

Po ashtu, bëhet e ditur se 3 persona janë arrestuar me pretendimin për lidhje me sulmin. Ka tërhequr vëmendjen fakti se sulmi kamikaz është kryer disa orë para ardhjes në Pakistan të zv/ministrit të Jashtëm të Kinës, He Lifeng.


TRT Balkan / agjencitë