Numri i të vdekurve si pasojë shirave musonike në Pakistan që nga 14 qershori ka shkuar në 1.061.
Sipas të dhënave të Autoritetit Kombëtar të Menaxhimit të Fatkeqësive (NDMA), në 24 orët e fundit në vend kanë humbur jetën 28 persona dhe 48 të tjerë janë plagosur.
Me këtë numri i të vdekurve që nga 14 qershori në mbarë vendin shkoi në 1.061, ndërsa i lënduarve në 1.575.
Për shkak të reshjeve të dendura 992.871 shtëpi u dëmtuan, kurse 727.144 kafsha ferme ngordhën.
Nga reshjet janë ndikuar mbi 33 milionë njerëz si dhe 498.442 jetojnë në kampet e ndihmës.
Ministrja e Ndryshimit Klimatik e Pakistanit, Sherry Rehman, në deklaratën nga Twitter theksoi se Pakistani po përjeton një fatkeqësi të rëndë klimatike dhe është një nga fatkeqësitë më të vështira me të cilat është përballur në 10 vitet e fundit.
29 Gus 2022
Rritet numri i viktimave nga vërshimet në Pakistan
Afërsisht 1 milion shtëpi janë dëmtuar dhe mbi 700 mijë kafshë kanë ngordhur
AA
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore