Zëvendësministri i Jashtëm i Rusisë dhe përfaqësuesi special i presidentit rus për Lindjen e Mesme dhe vendet afrikane, Mikhail Bogdanov u shpreh se vrasja e liderit të Hamasit, Ismail Haniyeh është çështje politike dhe do të rrisë tensionet.
Bogdanov ka reaguar ndaj atentatit të kryer në Teheran ndaj kreut të Byrosë Politike të Hamasit, Ismail Haniyeh, thuhet në agjencinë ruse të lajmeve RIA.
Sipas zëvendësministrit, situata në fjalë është kritike.
“Kjo është vrasje politike e papranueshme dhe do të shkaktojë përshkallëzimin e mëtejshëm të tensioneve", tha Bogdanov.
Kreu i Byrosë Politike të Hamasit, Ismail Haniyeh humbi jetën në sulmin e kryer ndaj banesës së tij ku po qëndronte në Teheran, në të cilin ndodhej për të marrë pjesë në ceremoninë e betimit të presidentit të ri të Iranit, Masoud Pezeshkiyan.
Hamasi ka njoftuar se pas atentatit ndaj Haniyeh fshihet Izraeli.