Rusia pezullon bisedimet e paqes pas inkursionit ukrainas në Kurskut / Photo: AA

Rusia tha të hënën se bisedimet e paqes me Ukrainën janë aktualisht të pamundura, duke përmendur propozimin e paqes të Moskës dhe inkursionin e Kievit në rajonin perëndimor të Kurskut.

"Në këtë fazë, duke marrë parasysh këtë ‘aventurë’ (inkursionin e Ukrainës në rajonin Kursk të Rusisë), ne nuk do të flasim me ta", tha ndihmësi presidencial Yury Ushakov në një intervistë për kanalin televiziv rus Life.

Ai tha se nuk është akoma e ditur se sa mund të zgjasë pauza për të filluar bisedimet e paqes, duke shtuar se "Gjithçka varet nga situata në fushën e betejës, ajo ka ndikimin e saj, veçanërisht në rajonin e Kurskut."

Më 16 qershor, Presidenti Vladimir Putin paraqiti propozimin e Rusisë për paqen për t'i dhënë fund "operacionit special ushtarak" në Ukrainë dhe për të filluar bisedimet e paqes.

Në një takim me punonjësit e ministrisë së Jashtme në Moskë, Putin tha se Rusia do të ndërpresë "menjëherë" "operacionin special ushtarak" nëse Ukraina braktis dëshirën e saj për t'u bashkuar me NATO-n dhe tërheq trupat e saj nga rajonet e vendit Donetsk, Luhansk, Kherson dhe Zaporizhzhia, të cilat kanë një popullsi kryesisht rusisht-folëse.


AA