Së paku 100 palestinezë të vrarë në sulmin izraelit në Gaza           / Foto: AA

Të paktën 100 palestinezë u vranë dhe shumë të tjerë u plagosën në një sulm ajror të kryer nga forcat izraelite mëngjesin e sotëm në një shkollë që strehonte banorë të zhvendosur në Gaza.

Agjencia palestineze e lajmeve WAFA raporton se ushtria izraelite sulmoi shkollën Al-Taba'een, në lagjen Al-Daraj në lindje të Gazës.

Të paktën 100 njerëz u vranë dhe dhjetëra u plagosën në sulmin, i cili ndodhi ndërsa të zhvendosurit po falnin namazin e mëngjesit në shkollë.

Burimet lokale thanë se trupat e shumë viktimave janë copëtuar dhe djegur nga forca e sulmit dhe zjarri. Ekipet e mbrojtjes civile nxjerrin trupat në kushte jashtëzakonisht të vështira.

Ushtria izraelite njoftoi se forcat ajrore kishin bombarduar shkollën Al-Taba'een, për të cilën tha se përdorej nga Hamasi si selinë e tij.

TRT Balkan / agjencitë