Presidenti i ShBA-së Joe Biden urdhëroi ushtrinë amerikane të rrëzonte raketat balistike iraniane që synonin Izraelin, tha Shtëpia e Bardhë të martën pasi një breshëri raketash nga Irani që u lëshuan në Izrael.
Biden dhe nënpresidentja Kamala Harris "po monitorojnë sulmin iranian kundër Izraelit nga dhoma e situatës në Shtëpinë e Bardhë dhe marrin përditësime të rregullta nga ekipi i tyre i sigurisë kombëtare", tha Shtëpia e Bardhë në një deklaratë.
“Presidenti Biden udhëzoi ushtrinë amerikane që të ndihmojë mbrojtjen e Izraelit kundër sulmeve iraniane dhe të rrëzojë raketat që synojnë Izraelin”, shtoi ai.
Një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë tha më herët për Anadolu se Irani do të përballet me "pasoja të rënda" nëse kryen sulmin, për të cilin ShBA-ja ngriti alarmin më herët të martën.
Radioja e ushtrisë izraelite konfirmoi se raketat ranë kohët e fundit në zona të hapura në Netanya, të vendosura në distriktin Hod Hasharon që është pjesë e zonës më të madhe të Tel Avivit. Gazeta Yedioth Ahronoth raportoi se shpërthime u dëgjuan në disa pjesë të rrethit, megjithëse detaje të mëtejshme nuk u dhanë.
Komanda e Frontit të Brendshëm të Izraelit tha se sirenat u dëgjuan në gjithë Galilenë e poshtme dhe qendrore, duke paralajmëruar për gjuajtje raketash.
Në një deklaratë paraprake, Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRCG) tha se sulmi ishte në përgjigje të vrasjes së liderit të Hamasit Ismail Hanije, liderit të Hezbollahut Hassan Nasrallah dhe komandantit të IRGC-së Abbas Nilforoshan.
Trupat e rojave paralajmëruan se nëse Izraeli i përgjigjet breshërisë së raketave, do të përballet me më shumë "sulme dërrmuese".
Më tej, thuhet se sulmi ishte kryer me mbështetjen e ushtrisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes.
Tensionet kanë qenë të larta midis Teheranit dhe Tel Avivit që nga vrasja e Hanijes në kryeqytetin iranian më 1 gusht. Irani e kishte fajësuar Izraelin dhe u zotua se do të ketë reagim të ashpër.
Vrasja e Nasrallahut, aleat kyç i Iranit, në një sulm ajror izraelit në një periferi jugore të Bejrutit u pasua nga dënime të forta nga udhëheqësia e lartë e Iranit.