ShBA-ja i ka bërë thirrje Izraelit të adresojë “kushtet katastrofike” në Gaza.
Apeli erdhi nga ambasadorja e ShBA-së në OKB Linda Thomas-Greenfield gjatë një takimi të Këshillit të Sigurimit të mërkurën mbi situatën në enklavën palestineze.
Ajo tha se duhet të ketë përpjekje për të "zbutur krizën humanitare që shpaloset para syve tanë", si dhe për të nxitur një marrëveshje pengjeje dhe armëpushimi midis Izraelit dhe Hamasit.
"Të jemi të qartë: kushtet janë katastrofike dhe do të përkeqësohen më tej nëse nuk ndërmerren hapa shtesë," tha Thomas-Greenfield, duke theksuar se rrjedha e ndihmës humanitare përmes kalimeve të shumta kufitare për civilët palestinezë është dëshpërimisht e nevojshme dhe duhet lejuar.
Ajo tha gjithashtu se ShBA-të janë "të shqetësuara nga situata në veri të Gazës, duke përfshirë njoftimin nga Izraeli për një urdhër të ri evakuimi për disa komunitete".
"Ne jemi veçanërisht të shqetësuar se civilët palestinezë nuk kanë ku të shkojnë të sigurt," tha ajo.
"Tashmë, ka raporte shkatërruese për kushtet e mjerueshme në zonën humanitare në Gazën jugore dhe qendrore, ku më shumë se 1,5 milion civilë të zhvendosur kanë ikur. Këto kushte katastrofike ishin parashikuar muaj më parë, por ende nuk janë adresuar. Kjo duhet ndryshuar dhe tani i bëjmë thirrje Izraelit të ndërmarrë hapa urgjent për ta bërë këtë”, tha Thomas-Greenfield.
Ajo tha gjithashtu se ShBA-ja pret nga Izraeli që civilët palestinezë, përfshirë ata të evakuuar nga veriu, të lejohen të kthehen në komunitetet e tyre dhe të rindërtohen.
Më shumë se 42,000 njerëz janë vrarë që atëherë, kryesisht gra dhe fëmijë, dhe mbi 97,700 të tjerë janë plagosur, sipas autoriteteve lokale shëndetësore.
Sulmi izraelit ka zhvendosur pothuajse gjithë popullsinë e Rripit të Gazës mes një bllokade të vazhdueshme që ka çuar në mungesa të mëdha të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve.
Izraeli përballet me një çështje gjenocidi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për veprimet e tij në Gaza.