ShBA-ja refuzon kërkesën e Izraelit për helikopterë sulmues Apache / Foto: Reuters

Shtetet e Bashkuara kanë refuzuar kërkesën e Izraelit për të blerë helikopterë të rinj sulmues Apache, njoftuan mediat izraelite.

Tel Avivi e bëri kërkesën javët e fundit dhe e ngriti atë përsëri gjatë vizitës të Sekretarit amerikan të Mbrojtjes Lloyd Austin në Izrael javën e kaluar, raportoi Yedioth Ahronoth.

“IDF-ja (ushtria izraelite) ka kërkuar helikopterë sulmues Apache nga Shtetet e Bashkuara, por deri më tani është refuzuar”, tha gazeta, duke cituar burime të sigurisë.

Ushtria izraelite ka dy skuadrone me helikopterë.

“Helikopterët janë të nevojshëm për të përmirësuar operacionet ajrore (ushtarake)”, shtoi gazeta.

Izraeli ka bombarduar Rripin e Gazës që nga sulmi ndërkufitar i grupit palestinez Hamas më 7 tetor, duke vrarë të paktën 20.915 palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë, dhe duke plagosur 54.918 të tjerë, sipas autoriteteve lokale shëndetësore.

Ushtria izraelite ka organizuar gjithashtu bastisje ushtarake në qytetet palestineze në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe ka shkëmbyer zjarr ndërkufitar me grupin libanez Hezbollah që nga shpërthimi i konfliktit të Gazës.

Sipas mediave izraelite, Washingtoni ka dërguar 230 avionë mallrash dhe 20 anije të ngarkuara me armë dhe pajisje ushtarake në Izrael që nga shpërthimi i luftës në Gaza.

AA