Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) kritikuan vendimin e Izraelit të mërkurën për të shpallur Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres "persona non grata" dhe ndalimin e hyrjes së tij në vend, duke thënë se hapi nuk është produktiv.
"Ne nuk mendojmë se ky hap është produktiv në asnjë mënyrë", tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Matthew Miller kur u pyet për vendimin.
Ai shtoi se Izraeli duhet të jetë në gjendje të angazhohet me OKB-në dhe hapa të tillë nuk përmirësojnë pozicionin e tij në botë.
Izraeli e ka ndaluar hyrjen e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së në vend, duke e shpallur atë zyrtarisht të padëshirueshëm, tha të mërkurën ministri i Jashtëm Israel Katz.
"Unë e kam shpallur Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres si persona non grata në Izrael dhe e kam ndaluar hyrjen në vend", tha ai pasi Guterres bëri thirrje për një depërshkallëzimin e menjëhershëm në Lindjen e Mesme.
Katz tha se Guterres nuk e "dënoi pa mëdyshje" Iranin për sulmin e tij raketor ndaj Izraelit të martën.
Guterres tha pas sulmit: "Unë dënoj përshkallëzimin e konfliktit të Lindjes së Mesme me përshkallëzim" dhe bëri thirrje për një armëpushim të menjëhershëm.