Shefi i OKB-së: Vrasja e punonjësve të WCK-së nga Izraeli e pandërgjegjshme / Photo: AA Archive

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, ka shprehur shqetësim për sulmet ajrore izraelite që rezultuan në vdekjen e shtatë anëtarëve të organizatës bamirëse ‘World Central Kitchen’ (WCK) në Rripin e Gazës.

"Sulmet shkatërruese ajrore izraelite që vranë personelin e WCK-së dje e çojnë numrin e punonjësve të ndihmës të vrarë në këtë konflikt në 196, duke përfshirë më shumë se 175 anëtarë të stafit tonë të OKB-së", shkroi Guterres në X.

Guterres e përshkroi humbjen e jetëve si "të pandërgjegjshme", duke theksuar rëndesën e situatës.

Më herët, organizata joqeveritare ‘World Central Kitchen’ njoftoi se shtatë nga punonjësit e saj të ndihmës humanitare u vranë dje në sulmin ajror izraelit në Rripin e Gazës.

Shtatë punonjësit e organizatës joqeveritare me bazë në ShBA, që u vranë ditë më parë, ishin shtetas të Australisë, Polonisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Palestinës, si dhe një shtetas i dyfishtë amerikano-kanadez.

Pas “sulmit të shënjestruar”, ‘World Central Kitchen’ tha se po ndalon operacionet në rajon.

Përveç vrasjes së të paktën 33 mijë palestinezëve që nga 7 tetori, ofensiva izraelite në Rripin e Gazës fajësohet për shkatimun e urisë të mbi 2 milionë palestinezëve adhe për sulmet që vranë si punonjësit e ndihmës ashtu edhe civilët që kërkonin ndihmë humanitare.

TRT Balkan / agjencitë