Shmyhal: Marrëveshja e Detit të Zi ndihmoi botën me drith.     /Foto: Reuters

Falë marrëveshjes së drithit të Detit të Zi, bota arriti “drithin aq të nevojshëm nga Ukraina”, tha të enjten kryeministri i Ukrainës, duke vlerësuar përpjekjet ndërmjetësuese të Türkiyes në mes të luftës së vazhdueshme Rusi-Ukrainë.

"Ne jemi shumë mirënjohës për Iniciativën e Detit të Zi, të cilën Türkiye e mbështet dhe ajo na udhëhoqi të gjithëve, e gjithë bota ka kaq nevojë për drithin nga Ukraina për vendet e Lindjes së Mesme, për vendet afrikane, për vendet evropiane”, tha Denys Shmyhal në një konferencë për media, gjatë Konferencës së Rimëkëmbjes së Ukrainës në Londër.

"Turkiye është një partner shumë i rëndësishëm, një vend fqinj për ne", tha Shmyhal në përgjigje të pyetjes së Anadolu në lidhje me përpjekjet ndërmjetësuese të Türkiyes.

Ai vlerësoi të gjitha përpjekjet e partnerëve dhe aleatëve për mbështetjen e Kievit dhe tha se Ukraina po lufton edhe një herë për lirinë dhe jetën e saj.

Ai përsëriti se Ukraina "do të fitojë dhe do të çlirojë të gjithë territorin ukrainas", sipas kufijve ndërkombëtarë dhe të njohur që nga viti 1991.

"Pra, ne vlerësojmë të gjitha përpjekjet e Türkiyes, Presidentit të Türkiyes (Recep Tayyip Erdoğan), qeverisë dhe shpresojmë që të gjithë së bashku, me të gjithë aleatët tanë me Türkiyen, me Evropën, me ShBA-në, me Britaninë e Madhe të arrijmë paqen në vendin tim", shtoi Shmyhal.

Türkiye, OKB-ja, Rusia dhe Ukraina nënshkruan një marrëveshje në Istanbul korrikun e kaluar për të rifilluar eksportet e drithit nga tri porte ukrainase të Detit të Zi, të cilat u ndaluan pas luftës në Ukrainë, e cila filloi në shkurt të vitit të kaluar.

Marrëveshja është rinovuar disa herë që atëherë dhe është zgjatur për dy muaj të tjerë më 18 maj deri më 18 korrik.

TRT Balkan / agjencitë