Shpella Gökgöl në Türkiye ofron një udhëtim magjepsës për vizitorët          / Foto: AA

Shpella Gökgöl në Türkiyen veriore vazhdon t'i tërheqë vizitorët me pamjen e saj mahnitëse dhe formacionet natyrore.

Shpella në provincën Zonguldak, një nga më të gjatat në Türkiye që shtrihet deri në rreth 3.300 metra, tërheq vëmendjen me galeritë, stalaktitet, stalagmitet, kolonat dhe travertinet e saj.

Shpella, e cila është edhe objekt studimesh shkencore, u ofron vizitorëve të saj një përvojë të ndryshme me fosile të lashta koralesh.

Vitin e kaluar, shpella priti 60.506 vizitorë, numri më i lartë që nga viti 2001.

TRT Balkan / agjencitë