Tërmet shkatërrues në Tibet, humbin jetën 53 persona. / Foto: AA Archive

Të paktën 53 persona kanë humbur jetën dhe 62 të tjerë janë plagosur pas një tërmeti shkatërrues që goditi të martën në mëngjes rajonin malor të Tibetit në Kinë.

Tërmeti me magnitudë 6,8 sipas shkallës Rihter goditi rajonin jugor të Tibetit në Kinë, raportuan mediat shtetërore.

Sipas lajmeve të agjencisë "Xinhua", të paktën 53 persona kanë humbur jetën dhe 62 të tjerë janë plagosur.

Tërmeti goditi qytetin e shenjtë tibetian Shigatse në orën 9:05 me kohën lokale. Ai u regjistrua në një thellësi prej dhjetë kilometrash.

Zyrtarët e autoriteteve lokale janë duke punuar për të përcaktuar përmasat e dëmeve nga tërmeti.

Shërbimi Gjeologjik Amerikan njoftoi se magnituda e tërmetit ishte 7,1.

Presidenti kinez Xi Jinping ka urdhëruar autoritetet që të ndërmarrin përpjekje "gjithëpërfshirëse" për kërkim-shpëtimin e njerëzve të mbetur nën rrënoja.

TRT Balkan / agjencitë