Shpërthim në bazën ushtarake izraelite: 9 ushtarë të plagosur       / Foto: AA

Nëntë ushtarë u plagosën, ndërsa dy prej tyre mësohet të jenë në gjendje të rëndë, nga një shpërthim në një bazë ushtarake izraelite, sipas një deklarate zyrtare nga Izraeli.

Në deklaratën e lëshuar të martën vonë ushtria raportoi se të gjithë të plagosurit nga shpërthimi në një bazë ushtarake në jug të Izraelit janë dërguar në një spital, ku dy prej tyre janë në gjendje kritike.

Aktualisht, incidenti është duke u hetuar për të përcaktuar shkakun e shpërthimit, nënvizohej në deklaratë.

Megjithatë, The Jerusalem Post raportoi duke cituar një burim se shpërthimi ka të ngjarë të jetë shkaktuar nga një granatë që shpërtheu në fund të një stërvitjeje.

TRT Balkan / agjencitë