Shtatë palestinezë u vranë dhe 15 u plagosën në sulmet e kryera nga ushtria izraelite në qytetin Khan Younis në jug të Rripit të Gazës.
Në një deklaratë, Drejtoria e Mbrojtjes Civile të Gazës tha se ekipet e saj gjetën trupat e pesë personave nga rrënojat pas sulmit në shtëpinë e familjes Abu Harb në rajonin Kayzan al-Najjar. Dhjetë persona u plagosën nga sulmi.
Në sulmin në shtëpinë e familjes Abu Jarbu në rajonin Et-Tahliye, dy persona u vranë dhe pesë u plagosën.
Më shumë se 41.400 njerëz, kryesisht gra dhe fëmijë, janë vrarë që nga fillimi i sulmeve izraelite në Gaza dhe më shumë se 95.800 janë plagosur, sipas autoriteteve lokale shëndetësore.
Izraeli akuzohet për gjenocid para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.
AA