Shtetet arabe dënojnë akuzat e Netanyahut kundër Egjiptit / Photo: AA

Jordania, Katari, Palestina dhe Kuvajti dënuan akuzat e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu se armët për Hamasin po kontrabandohen përmes kufirit egjiptian.

Ministria e Jashtme jordaneze shprehu kundërshtimin e saj ndaj deklaratave të Netanyahut në lidhje me 'Korridorin e Filadelfit', një zonë e çmilitarizuar përgjatë kufirit të Egjiptit me Gazën, duke treguar se këto janë "akuza të pabaza që synojnë pengimin e përpjekjeve ndërmjetësuese të ndërmarra nga Egjipti, Katari dhe ShBA-ja për të arritur një marrëveshje shkëmbimi që çon në armëpushim të përhershëm në Gaza".

Jordania konfirmoi "solidaritetin e tij të plotë me Egjiptin përballë të gjitha pretendimeve izraelite".

MPJ-ja jordaneze hodhi poshtë "të gjitha pretendimet e promovuara nga zyrtarët izraelitë në përpjekjet e kota për të justifikuar agresionin izraelit në Gaza dhe Bregun Perëndimor të pushtuar" dhe i konsideron akuzat "nxitje të dënueshme dhe një përshkallëzim që përkeqëson tensionet serioze në rajon".

Netanyahu përsëriti refuzimin e tij për të tërhequr trupat izraelite nga 'Korridori i Filadelfit' dhe pretendoi se korridori ishte një "linjë shpëtimi" për Hamasin për t'u riarmatosur.

Ministria e Jashtme e Katarit shprehu "solidaritet të plotë me Republikën vëllazërore Arabe të Egjiptit dhe refuzimin e saj ndaj deklaratave të bëra nga kryeministri i okupatorit izraelit, përmes së cilës ai u përpoq të përdorte emrin e Egjiptit për të shpërqendruar opinionin publik izraelit dhe për të penguar përpjekjet e përbashkëta ndërmjetësuese që synojnë një armëpushim në Rripin e Gazës dhe shkëmbimin e pengjeve dhe të burgosurve".

Në deklaratën e MPJ-së së Katarit thuhet se "qasja e okupatorit izraelit bazuar në një përpjekje për të falsifikuar faktet dhe për të mashtruar opinionin publik botëror duke përsëritur gënjeshtrat do të çojë përfundimisht në shkatërrimin e përpjekjeve për paqe dhe në zgjerimin e dhunës në rajon".

Në deklaratë theksohet nevoja "për të forcuar përpjekjet rajonale dhe ndërkombëtare për të detyruar Izraelin të përfundojë menjëherë agresionin e tij brutal në Rripin e Gazës, duke u përgatitur për të adresuar situatës katastrofike humanitare në Rrip".

Presidenca palestineze dënoi "deklaratat e Netanyahut që synojnë të justifikojnë vazhdimin e agresionit kundër popullit tonë".

Palestina shprehu vlerësimin për "rolin egjiptian në kundërshtimin e zhvendosjes së popullit palestinez nga toka e tyre".

"Kufijtë palestinezo-egjiptianë janë kufij sovranë", thuhet në deklaratë ku refuzohet prania e forcave izraelite në 'Korridorin e Filadelfit' ose në vendkalimin Rafah në pjesën jugore të Gazës.

Presidenca palestineze vlerësoi "përpjekjet e vazhdueshme të Egjiptit për të arritur sigurinë dhe stabilitetin në rajon" dhe vlerësoi "përpjekjet e Egjiptit, Katarit dhe Jordanisë për të siguruar armëpushim dhe për t'i dhënë fund agresionit izraelit kundër popullit tonë".

Kuvajti iu bashkua solidaritetit të vendeve arabe me Egjiptin përballë vërejtjeve të Netanyahut.

Në një deklaratë, Ministria e Jashtme e Kuvajtit akuzoi Izraelin se po përpiqet "të pengojë përpjekjet e përbashkëta ndërmjetësuese nga Egjipti, Katari dhe SHBA-ja që synojnë të arrijnë një armëpushim në Gaza".

Më herët, edhe Egjipti akuzoi Netanyahun se "përpiqet të përfshijë Egjiptin për të devijuar opinionin publik izraelit dhe për të penguar një marrëveshje armëpushimi dhe shkëmbimin e pengjeve si dhe pengimin e përpjekjeve ndërmjetësuese nga Egjipti, Katari dhe ShBA-ja".

TRT Balkan / agjencitë