Si rezultat i persekutimit, konfliktit, dhunës dhe shkeljeve të të drejtave të njeriut janë zhvendosur 108,4 milionë njerëz me forcë në mbarë botën, këtë e ka bërë të ditur një raport i UNHCR-së.
Raporti i Trendeve Globale të Zhvendosjes së Detyrueshme 2022 nga Agjencia e OKB-së për Refugjatët (UNCHR) zbuloi se shifra përfshin 62,5 milionë njerëz të zhvendosur brenda vendit, 35,3 milionë refugjatë, 5,4 milionë azilkërkues dhe 5,2 milionë njerëz që kanë nevojë për mbrojtje ndërkombëtare.
Mbi cilët vende bie barra më e rëndë?
Barra më e rëndë bie mbi supet e vendeve me të ardhura të ulëta dhe të mesme, pasi ato strehojnë 76 për qind të refugjatëve në botë dhe njerëzve të tjerë që kanë nevojë për mbrojtje ndërkombëtare.
Vendet më pak të zhvilluara kanë ofruar azil për 20 për qind të totalit, thuhet në raport, ndërsa 70 për qind e totalit janë strehuar në vendet fqinje me vendet e tyre të origjinës.
Türkiye strehon afro 3,6 milionë refugjatë
Raporti nënvizonte se Türkiye strehon popullsinë më të madhe të refugjatëve në mbarë botën me afro 3,6 milionë refugjatë, e pasuar nga Irani me 3,4 milionë, Kolumbia me 2,5 milionë dhe Gjermania me 2,1 milionë.
Në raport me popullsinë e tyre kombëtare, Libani dhe Aruba strehojnë numrin më të madh të refugjatëve dhe njerëzve të tjerë që kanë nevojë për mbrojtje ndërkombëtare.
Ndërkohë fëmijët, të cilët përbëjnë 30 për qind të popullsisë së botës, përfaqësojnë 40 për qind të të gjithë njerëzve të zhvendosur me forcë, sipas raportit.
Vendet në të cilat aplikohet më së shumti
Në lidhje me pretendimet e reja, raporti thekson se ShBA-ja ishte pranuesi më i madh në botë i aplikantëve të rinj individualë, pasi pranoi 730.400 kërkesa nga një total prej 2,6 milionë në 2022.
Gjermania pasoi ShBA-në me 217.800 persona. Kosta Rika, Spanja dhe Meksika ishin ndër pesë përfituesit më të mëdhenj.
Prejardhja e rrefugjatëve
Raporti nënvizon se 52 për qind e të gjithë refugjatëve dhe njerëzve të tjerë që kanë nevojë për mbrojtje ndërkombëtare vinin nga vetëm tri vende: Siria (6,5 milionë), Ukraina (5,7 milionë) dhe Afganistani (5,7 milionë).
Gjithashtu, në raport thuhet se numri i përgjithshëm i refugjatëve në mbarë botën u rrit me një rekord prej 35 për qind, ose 8,9 milionë njerëz, në 34,6 milionë në fund të vitit 2022.
Rritja ishte kryesisht për shkak të refugjatëve nga Ukraina që ikën nga konflikti i armatosur në vendin e tyre dhe vlerësimeve të rishikuara të afganëve në Iran dhe Pakistan, shton raporti.
"Këto shifra na tregojnë se disa njerëz shpejtojnë nga konfliktet dhe janë shumë të ngadalshëm për të gjetur zgjidhje", tha Filippo Grandi, Komisari i Lartë i OKB-së për Refugjatët. Pasoja është shkatërrim, zhvendosje dhe ankth për çdonjërin prej miliona njerëzve të larguar me forcë nga shtëpitë e tyre.