Siri: Miliona njerëz vazhdojnë të festojnë rënien e regjimit          / Foto: AA

Miliona njerëz në Siri, ku përfundoi sundimi 61-vjeçar i partisë Ba'ath, vazhdojnë të festojnë në kryeqytetin Damask, Aleppo, Lataki, Dera dhe Hama.

Miliona njerëz u mblodhën në sheshet e qyteteve pas namazit të parë të xhumasë pas rënies së regjimit në Siri.

Sirianët u mblodhën në të gjitha provincat, veçanërisht në Damask, Aleppo, Latakia, Daraa, Idlib, Hama, Homs, Deir ez-Zor, Tartus dhe Suwayda.

Njerëzit që mbushën sheshet e mëdha të qyteteve, shëtisnin me "flamujt e revolucionit sirian" dhe bërtisnin parulla duke uruar lirinë e vendit dhe "Sirinë e re".

Udhëheqësi i Hay'at Tahrir al-Sham (HTS), Ahmed al-Shara (Abu Muhammad al-Julani), uroi njerëzit për rënien e regjimit Baath dhe ftoi sirianët në sheshe për festime.

Pas një periudhe qetësie relative, përleshjet midis forcave të regjimit të Bashar al-Assad dhe grupeve kundër regjimit shpërthyen përsëri më 27 nëntor në periferi në perëndim të Aleppos, një qytet kyç në Sirinë veriore.

Gjatë dhjetë ditëve të fundit, forcat opozitare kanë nisur një ofensivë të rrufeshme, duke kapur qytete kyçe dhe më pas kryeqytetin, Damaskun.

Përparimi i shpejtë, i mbështetur nga njësitë e ushtrisë që dezertuan, çoi në rënien e regjimit të Asadit pas 13 vitesh lufte civile.

Assad dhe familja e tij ikën në Moskë ku Rusia u dha atyre azil.

TRT Balkan / agjencitë