Siria pretendon se Izraeli ka kryer sulme ndaj qytetit Homs / Photo: AA

Regjimi i Bashar al-Assadit thotë se Izraeli ka kryer sulm ndaj qytetit Homs, në pjesën qendrore të Sirisë.

Agjencia e lajmeve të regjimit SANA ka raportuar se në pjesën qendrore të Sirisë janë dëgjuar shpërthime.

Në lajm njoftohet se sistemet e mbrojtjes ajrore siriane u janë kundërvënë raketave izraelite.

Gjithashtu, edhe në llogaritë e medias sociale të afërta me regjimin e Sirisë u theksua se shpërthimet janë dëgjuar në qytetin Homs të Sirisë.

Megjithatë, Izraeli akoma nuk ka dhënë ndonjë deklaratë lidhur me çështjen.

Që nga fillimi i luftës në Siri në vitin 2011, Izraeli kryen herë pas here sulme ndaj grupeve të mbështetura nga Irani dhe pikave ushtarake që i përkasin ushtrisë siriane.


AA