Numri i turistëve që mbërritën në Antalya të Türkiyes me avion këtë vit arriti në 10,6 milionë.
Ky qytet shquhet për detin e tij të bukur, rërën dhe objektet e shumta historike dhe turistike.
Antalya prej vitesh preferohet nga të ftuar nga vende të ndryshme.
Numri i turistëve që kanë vizituar Antalyan me avion në periudhën nga 1 janari deri më 18 gusht të këtij viti ka qenë 10 milionë e 600 mijë.
Shumica e turistëve në periudhën e përmendur kanë ardhur nga Rusia, Gjermania dhe Britania e Madhe.
Antalya është një qytet i vendosur në bregdetin jugperëndimor të Mesdheut të Türkiye. Ka një klimë mesdhetare dhe njihet veçanërisht si destinacion turistik.
TRT Balkan / agjencitë