SNHR: Vonesa e ndihmave të OKB-së, shkak për numrin e viktimave në Siri / Photo: AA

Rrjeti Sirian për të Drejtat e Njeriut (SNHR) tha se vonesa e ndihmave të OKB-së për rajonet në veriperëndim të Sirisë të prekura nga tërmeti shkaktuan rritjen e numrit të viktimave.

SNHR-ja, e cila dokumenton shkeljet e të drejtave të civilëve në Siri, në një raport të publikuar akuzoi OKB-në dhe institucionet e saj për "vonesa" në çështjen e dërgimit të ndihmave humanitare dhe ndërhyrjes në rajonet në veriperëndim të Sirisë të cilat u prekën nga tërmetet.

"Mbërritja e ndihmave të OKB-së me vonesë në veriperëndim të Sirisë dhe lënia e institucioneve lokale të ndihmës të vetëm në ndërhyrjen e tyre kundër fatkeqësisë së tërmetit shkaktoi rritjen e numrit të të vdekurve nën rrënoja", thuhet në raport.

Në raport, arsyet e zyrtarëve të OKB-së për vonesat lidhur me dërgimin e ndihmave ndërkombëtare u cilësuan si të "pabaza" dhe nga OKB-ja u kërkua që të ngrejë një hetim të brendshëm i cili heton arsyen e vonesës së përjetuar në dërgimin e ndihmave ndërkombëtare për rajonet e goditura nga tërmetet në veriperëndim të Sirisë.

Në tërmetet me qendër në Kahramanmaraş të Türkiyes, në Siri humbën jetën të paktën 3.688 persona, ndërsa u lënduan 14.749 të tjerë prej të cilëve më shumë se gjysma në rajonet nën kontrollin e opozitarëve.

AA