Somali, të paktën 100 të vrarë nga shpërthimet me bomba në Mogadishu     Foto: AA

Të paktën 100 persona u vranë në shpërthimet me bomba të shtunën në kryeqytetin e Somalisë, Mogadishu, raportojnë mediat lokale. Presidenti i Somalisë, Hassan Sheikh Mohamud vizitoi vendin e shpërthimit dhe konfirmoi se më shumë se 300 persona u plagosën në sulmet terroriste, njoftoi Agjencia Kombëtare e Lajmeve e Somalisë (SONNA). Ai theksoi se numri i viktimave mund të rritet. Në dy shpërthime të njëpasnjëshme me bomba, që tronditën të shtunën Mogadishun, u regjistruan viktima të shumta civile. Objektivi i një prej shpërthimeve ishte ndërtesa e Ministrisë së Arsimit të Somalisë në kryqëzimin e frekuentuar Zooba. Agjencia Kombëtare e Lajmeve e Somalisë njoftoi në Twitter se terroristët kryen dy sulme me autobombë.

AA