Rezultatet e sondazhit të ri nga Qendra Associated Press-NORC për Kërkimin e Çështjeve Publike tregojnë se amerikanët po shfaqin një tendencë për ta përshkruar Izraelin si një aleat që ndan interesat e ShBA-së. Megjithatë, ata janë të ndarë nëse Izraeli ka shkuar shumë larg në përgjigjen e tij ndaj sulmit nga grupi i rezistencës palestineze Hamas.
Sondazhi, i cili u krye nga 2 deri më 6 nëntor, zbuloi skepticizëm midis demokratëve ndaj Izraelit, gjë që mund të parashtrojë një sfidë për presidentin Joe Biden, ndërsa ai përpiqet të balancojë mbështetjen për mbrojtjen e vendit dhe ndryshimin e prioriteteve të partisë së tij.
Pamja jo e qartë e rezultatit paraqiti disa opsione të lehta për Shtëpinë e Bardhë, duke qenë se ajo mban një sy drejt opinionit publik me një vit zgjedhor në horizont.
Gjatë një sondazhi të muajt gusht, vetëm 32 për qind e amerikanëve e përshkruan Izraelin si një aleat që ndan interesat dhe vlerat e ShBA-së. Por, kjo shifër u rrit në 44 për qind në sondazhin e fundit, i cili u krye pas sulmit të 7 tetorit nga Hamasi, nga ku mbetën të vrarë 1.400 izraelitë.
Megjithatë, vetëm 36 për qind thanë se është jashtëzakonisht ose shumë e rëndësishme të ofrohet ndihmë për ushtrinë izraelite për të luftuar në Palestinë. Kurse 40 për qind e amerikanëve thanë se përgjigja ushtarake e Izraelit në Gaza ka shkuar shumë larg.
Ministria e Shëndetësisë në Gaza tha se mbi 10.000 palestinezë kanë vdekur nga bombardimet izraelite me javë të tëra dhe nga një pushtim tokësor i fundit, duke përfshirë më shumë se 4.000 fëmijë.
Rreth 58 për qind e të cilëve e vlerësuan kundërsulmin e Izraelit si të tepruar. Në përgjithësi, 38 për qind e amerikanëve thanë se përgjigjja e Izraelit ka qenë e drejtë dhe vetëm 18 për qind thanë se nuk ka shkuar aq larg sa duhet.
Paragjykim ndaj popullit mysliman dhe hebre në ShBA
Kjo situatë e ndërlikuar është parë si interes i amerikanëve për të balancuar disa synime të politikës së jashtme njëkohësisht.
Rreth 6 në 10 persona besojnë se është shumë e rëndësishme që ShBA-ja të ndihmojë në rikuperimin e pengjeve të mbajtura nga Hamasi në Gaza, ndërsa afërsisht gjysma thanë të njëjtën gjë për parandalimin e dëmtimit të civilëve palestinezë ose ofrimin e ndihmës humanitare në territor.
Gati dy e treta e amerikanëve (63 për qind) nuk e miratojnë mënyrën se si Biden po e trajton konfliktin midis Izraelit dhe Palestinës, ndërsa vetëm një e treta e miratojnë.
Kjo është në përputhje me miratimin e tij të përgjithshëm të punës: 60 për qind e të rriturve amerikanë nuk e miratojnë mënyrën se si Biden po e trajton punën e tij si president, ndërsa 38 për qind e miratojnë.
Amerikanët fajësojnë Hamasin për konfliktin aktual. Rreth dy të tretat e amerikanëve (66 për qind) thanë se Hamasi ka shumë përgjegjësi për luftën, ndërsa 35 për qind thanë të njëjtën gjë për Izraelin.
Pothuajse gjysma e amerikanëve (52 për qind) thonë se janë jashtëzakonisht ose shumë të shqetësuar se luftimet e fundit do të rrisin paragjykimet ndaj popullit hebre në Shtetet e Bashkuara. Rreth 4 në 10 individë ndanë të njëjtin shqetësim për paragjykimet ndaj muslimanëve (43 për qind).
Shumica e demokratëve janë të shqetësuar në mënyrë të ngjashme për paragjykimet ndaj hebrenjve (57 për qind) dhe myslimanëve (58 për qind). Një shumicë e vogël e republikanëve janë të shqetësuar për paragjykimet ndaj hebrenjve (54 për qind) me më pak të shqetësuar për myslimanët (28 për qind).