Federata Angleze e Futbollit konfirmoi se trajneri i Anglisë, Gareth Southgate, dha dorëheqje pas humbjes në finalen e EURO 2024 kundër Spanjës.
"Si një anglez krenar, ka qenë nderi i jetës sime të luaja për Anglinë dhe të drejtoja Anglinë. Ka qenë gjithçka për mua dhe kam dhënë gjithçka. Por, është koha për ndryshim dhe për një kapitull të ri. Finalja e së dielës në Berlin kundër Spanjës ishte ndeshja ime e fundit si trajner i Anglisë", tha Southgate në një deklaratë.
Të dielën, Anglia u mposht nga Spanja me rezultat 2-1 në finalen e EURO 2024, të zhvilluar në Olympiastadion të Berlinit.
Southgate iu bashkua Anglisë në vitin 2011 dhe udhëhoqi "Tre Luanët" në finalen e EURO 2020, ku pësoi humbje nga Italia, si dhe në gjysmëfinalen e Kupës së Botës 2018, kur u mposht nga Kroacia.
Gjatë karrierës së tij si lojtar, ai u shfaq për Crystal Palace, Aston Villa dhe Middlesbrough.