Erdoğan takon liderët në ceremoninë e hapjes së botërorit Katar 2022  Foto: AA

Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, i cili udhëtoi për në Katar me ftesë të emirit Sheikh Tamim bin Hamad Al-Thani për ceremoninë e nisjes së Kampionatit Botëror FIFA 2022, mori pjesë në pritjen solemne të organizuar për liderët botërorë. Në mesin e liderëve të pranishëm ishin Mbreti i Jordanisë - Abdullahu II, Presidenti i Egjiptit - Abdelfattah Al-Sisi, Presidenti i Palestinës - Mahmoud Abbas dhe të tjerë. Presidenti turk do të jetë spektator i ndeshjes së parë të Botërorit midis Katarit dhe Ekuadorit. Si pjesë e një bashkëpunimi dypalësh të sigurisë, Ankaraja ka dërguar më shumë se 3.000 pjesëtarë policie dhe personel sigurie për të mbështetur forcat e sigurisë së Katarit gjatë Kupës së Botës.

AA