Spitali Al-Amal në Gaza jofunksional, ushtria izraelite rrethon objektin . / Photo: AA

Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze njoftoi se spitali Al-Amal në jug të Rripit të Gazës ka mbetur jashtë shërbimit pasi forcat izraelite e rrethuan dhe detyruan punonjësit shëndetësorë të evakuohen.

Në një deklaratë me shkrim nga Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze thuhet se, krahas punonjësve shëndetësorë nga spitali Al-Amal që ndodhet në qytetin Khan Younis, u evakuuan edhe 6 pacientë dhe një shoqërues.

Spitali Al-Amal ka mbetur jashtë shërbimit për shkak të bllokimit të hyrjes së tij me barriera dheu. Ushtria izraelite e cila shpeshherë shënjestron spitalet dhe institucionet shëndetësore, rrethoi spitalin Al-Amal më 24 mars.

Forcat izraelite që sulmuan spitalin, vranë 2 persona, përfshirë një punonjës shëndetësor vullnetar dhe një palestinez të zhvendosur.

AA