Spitali Nasser në Khan Younis në mungesë të barnave dhe anestezisë. / Photo: AA

Gjendja humanitare dhe mjekësore në spitalin Nasser, në të cilin forcat izraelite kanë shënjestruar dhe kanë kufizuar lirinë e lëvizjes, ka arritur një nivel katastrofik, thotë Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, Ashraf al-Qudra. Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, Ashraf al-Qudra, në një deklaratë me shkrim, bën të ditur se kanë mbaruar ilaçet e anestezisë në sallat e operacionit në spitalin Nasser në Khan Younis, në jug të Rripit të Gazës.

Ai thekson se gjendja humanitare dhe mjekësore në spitalin Nasser, ku forcat izraelite kanë shënjestruar rrethinën e tij dhe kanë kufizuar lirinë e lëvizjes, ka arritur një nivel katastrofik.

Duke shtuar se spitali mund të funksionojë me 10 për qind të kapacitetit të tij të personelit në kushte jashtëzakonisht të vështira, dhe se “barnat e anestezisë në sallat e operacionit në Kompleksin Mjekësor Nasser kanë mbaruar dhe se në spital, nuk ka mbetur as ushqim”.

Spitali gjithashtu është edhe në mungesë të ilaçeve kundër dhimbjeve që përdoren për të sëmurët dhe të lënduarit, al-Qudra tha: “Sasia e karburantit në spital është e mjaftueshme për më pak se pesë ditë”.

Ai theksoi rëndësinë e dërgimit të karburantit për përdorimin e pajisjeve elektrike në spitale, dhe kishte tërhequr vazhdimisht vëmendjen për mungesën e ilaçeve dhe furnizimeve mjekësore në Rripin e Gazës, ku Izraeli po kryen sulmet e tij për 111 ditë. Al-Qudra ka deklaruar shumë herë se ai është i shqetësuar se Izraeli do të bëjë të njëjtën gjë me spitalet në jug të Gazës, siç bëri me spitalet në pjesët veriore të Gazës.

Forcat izraelite fillimisht bombarduan rrethinat e spitaleve në veri të Rripit të Gazës, më pas i shënjestruan drejtpërdrejt, i rrethuan, i bastisën dhe ndaluan personelin mjekësor dhe pacientët.

Forcat izraelite vazhdojnë pushtimin e tyre nga toka në pjesët jugore dhe perëndimore të qytetit, duke shënjestruar edhe qytetin Khan Younis dhe spitalet përreth me sulme ajrore intensive dhe zjarr artilerie që nga fillimi i javës.

TRT Balkan / agjencitë