Një gazetar kinez është dënuar me shtatë vjet burg për rrjedhje informacioni drejt Japonisë.
Një gjykatë në Pekin dërgoi në burg gazetarin Dong Yuyu, i cili punonte në "Guangming Daily", pasi u ndalua në shkurt 2022.
Ai u akuzua në mars të vitit të kaluar për spiunazh, por i mohoi akuzat, raportoi agjencia "Kyodo News" e Japonisë.
Dong, gjyqi i të cilit ishte i mbyllur për publikun, u arrestua nga autoritetet kineze pas takimit të tij me një zyrtar nga ambasada japoneze në Pekin.
Kina gjithashtu kishte ndaluar përkohësisht diplomatin japonez që takoi Dongun, duke thënë se zyrtari ishte "i angazhuar në aktivitete të papërshtatshme për punën e tij".
AA