Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka deklaruar se duhet luftuar kundër të gjitha kërcënimeve të sigurisë që përballen, "si me një Rusi më agresive, edhe sigurisht kërcënimit të terrorizmit”.
Pas ceremonisë së nënshkrimit të protokollit për aderim të Suedisë dhe Finlandës në NATO, Stoltenberg foli në një konferencë të përbashkët për media me kryediplomaten suedeze, Anne Linde dhe kryediplomatin finlandez, Pekka Haavisto.
Sipas shefit të NATO-s, të dy vendet duke filluar prej sot do të marrin pjesë në punimet e NATO-s në statusin e "të ftuarit".
Stoltenberg falënderoi Türkiye-n (Turqi), Finlandën dhe Suedinë për qëndrimin e tyre konstruktiv, duke theksuar se memorandumi trepalësh në Samitin e Madridit është arkitekti i ditës së sotme.
Ai potencoi se lufta me terrorizmin është në krye të agjendës së NATO-s.
"Memorandumi trepalësh ofron një platformë të mirë për të përshpejtuar bashkëpunimin në luftën kundër terrorizmit", u shpreh ai.
Duke iu referuar dëbimeve dhe ekstradimeve, Stoltenberg shprehu mirëpritjen e tij se memorandumi përfshin edhe këtë çështje, ndërsa bashkëpunimi i tre vendeve në këtë çështje do të jetë në dobi të të gjithë NATO-s.
"Mënyra më e mirë për të fituar mendjet dhe zemrat është të qëndrojmë së bashku kundër të gjitha kërcënimeve të sigurisë me të cilat përballemi, si me një Rusi më agresive, edhe sigurisht kërcënimit të terrorizmit", u shpreh Stoltenberg
6 Kor 2022
Stoltenberg:Së bashku kundër Rusisë agresive dhe kërcënimeve nga terrorizmi
Suedia dhe Finlanda nga sot në punimet e NATO-s do ta kenë statusin e "të ftuarit"
AA
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.