Më shumë se 100 studentë ngritën kampe në kampusin e Universitetit të Lirë të Berlinit të martën për të protestuar kundër luftës së Izraelit në Gaza. Grupi ngriti tenda jashtë ndërtesës së universitetit me pankarta që shprehnin solidaritetin me popullin palestinez.
Të veshur me kefije dhe duke valëvitur flamujt palestinezë, studentët bërtisnin parulla të tilla si "Palestinë e lirë!", "Izraeli është shtet terrorist", "Turp për ty, Gjermani". Administrata e universitetit tha në një deklaratë se përpjekja e studentëve për të pushtuar kampusin ishte “e papranueshme” dhe ka bërë thirrje në polici për të dëbuar protestuesit.
Që nga fillimi i protestave muajin e kaluar në një numër universitetesh amerikane në mbështetje të Palestinës, protestat janë përhapur në mbarë botën, duke përfshirë universitetet në gjithë Evropën.
7 Maj 2024
Studentët ngritën kampe pro Palestinës në Universitetin e Lirë të Berlinit
Më shumë se 100 studentë ngrenë tenda në kampus, me pankarta që shprehin solidaritetin me popullin palestinez.
AA
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
Pse fitorja e Trumpit mund të ndikojë pozitivisht në tregjet financiare?
Bitcoin dhe aksionet po fluturojnë pas zgjedhjeve në ShBA, duke regjistruar nivele të larta të performancës. Por, çfarë është ajo që e ka bërë fitoren e Trumpit të perceptohet si një mundësi pozitive për ekonominë dhe tregjet financiare?
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore