Sudani akuzon milicinë e RSF-së për vrasjen e 40 civilëve në juglindje / Photo: AA

Ministria e Jashtme e Sudanit ka akuzuar Forcat paraushtarake të Mbështetjes së Shpejtë (RSF) për kryerjen e një "masakre" duke vrarë 40 veta në Sudanin juglindor.

Në një deklaratë të hënën, Ministria e Jashtme sudaneze tha se personat e armatosur të RSF-së në ditët e fundit "kryen një agresion të ri në zona të ndryshme në shtetin Sennar, duke përfshirë fshatrat e zonës Jebel Moya, që la 40 civilë të pambrojtur të vrarë".

Ai shtoi se sulmet e RSF-së në gjithë shtetin Sennar shkaktuan valë të reja zhvendosjeje pasi njerëzit u evakuuan me forcë nga zonat e tyre.

Ministria e Jashtme akuzoi RSF-në për kthimin e spitalit kryesor në qytetin Sinjah, kryeqytetin e shtetit Sennar, në një kazermë ushtarake.

RSF-ja ende nuk ka komentuar mbi akuzat e Ministrisë së Jashtme.

Të dielën, ushtria sudaneze tha se forcat e saj po luftojnë kundër RSF-së në Sinjah, duke i shtyrë njerëzit të largohen nga zonat e tyre.

Konflikti në Sudan që filloi në prill të vitit 2023 ka rezultuar në më shumë se 16.000 vdekje, ka zhvendosur afro 10 milionë njerëz dhe ka lënë mbi 25 milionë në nevojë për ndihmë humanitare, duke e bërë atë një nga krizat më të mëdha të shpërnguljeve dhe urisë në botë, sipas OKB-së.

Sudani është zhytur në luftime midis ushtrisë, të udhëhequr nga gjenerali Abdel Fattah al-Burhan, i cili është kreu i Këshillit Sovran në pushtet, dhe grupit paraushtarak RSF.

AA