"Aleatët e NATO-s do të marrin vendimin për anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës të mërkurën", tha Stoltenberg.
Autoritet e Türkiye's, njoftojnë se Suedia dhe Finlanda janë pajtuar të bashkëpunojnë me Türkiye-n, në luftën kundër grupit terrorist PKK, dhe mbështetësve të tyre.
Ndryshe, sot kanë përfunduar bisedimet mes Türkiye-s, NATO-s, Finlandës dhe Suedisë. Negociatat janë mbajtura në Madrid në kuadër të samitit të NATO-s, kanë përfunduar.
Presidenti i Türkiye-s, Recep Tayyip Erdoğan, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, presidenti i Finlandës, Sauli Niinisto dhe kryeministrja e Suedisë, Magdalena Andersson, diskutuan aplikimet e vendeve nordike për t’iu bashkuar aleancës, si dhe shqetësimet e Ankarasë në lidhje me këtë çështje.
Bisedimet zgjatën gati dy orë
Muajin e kaluar, Suedia dhe Finlanda aplikuan zyrtarisht për t’u bashkuar me aleancën, vendim që u nxit nga lufta e Rusisë kundër Ukrainës.
Por Türkiye, një anëtare e kahershme e aleancës, shprehu kundërshtime ndaj aplikimeve të anëtarësimit, duke kritikuar të dy vendet për tolerimin dhe madje edhe për mbështetjen e grupeve terroriste.
Stoltenberg vazhdimisht ka thënë shqetësimet e Türkiye-s, janë legjitime në lidhje me luftën e saj kundër grupit terrorist PKK dhe organizatave të tjera, dhe se PKK konsiderohet një organizatë terroriste nga NATO-ja, Bashkimi Evropian (BE), si dhe Finlanda dhe Suedia.
Në fushatën e saj terroriste mbi 35-vjeçare kundër Türkiye-s, PKK-ja ka qenë përgjegjëse për vdekjen e më shumë se 40 mijë njerëzve, përfshirë gra, fëmijë dhe foshnje.
28 Qer 2022
Suedia dhe Finlanda do të bashkëpunojnë me Türkiye-n kundër PKK-së
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka njoftuar se "Türkiye, Finlanda dhe Suedia kanë arritur një marrëveshje që hap rrugën për anëtarësimin e vendeve nordike në NATO".
AA
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Kurti telefonon Erdoğanin, diskutojnë rreth bisedimeve me Serbinë
Më datën 3 shkurt, në Istanbul, sipas Zyrës së Kryeministrit, është zhvilluar një takim tejet produktiv mes Kurtit dhe Erdoğanit, i cili do të shërbejë për forcim të mëtejshëm të marrëdhënieve dhe miqësisë së përhershme në mes të dyja vendeve.