"Suedia i merr shumë seriozisht kushtet e Türkiyes".     Foto: AA

Ministri i Jashtëm i Suedisë, Tobias Billström, tha se i marrin shumë seriozisht kushtet e Memorandumit Trepalësh të nënshkruar më 28 qershor mes Türkiyes, Suedisë dhe Finlandës, për anëtarësimin e vendeve nordike në NATO.

Billström i cili ndodhet në ShBA për të zhvilluar një takim trepalësh me sekretarin amerikan të Shtetit Antony Blinken dhe ministrin e Jashtëm finlandez Pekka Haavisto dha një deklaratë për agjencinë e lajmeve të vendit të tij TT.

"I marrim shumë seriozisht kushtet e memorandumit trepalësh. Po përpiqemi të zbatojmë angazhimet tona ndërsa bëhet fjalë edhe për një përparim në pjesë të ndryshme të marrëveshjes", tha ministri Billström lidhur me marrëveshjen e arritur mes Suedisë, Türkiyes dhe Finlandës në Samitin e NATO-s në kryeqytetin e Spanjës.

Ai tha se se siguria në botë po kalon ditë të vështira dhe se për këtë arsye Suedia dhe Finlanda duhet të hyjnë në NATO sa më parë.

AA